Bruksel, duhet kohë dhe gjithë përfshirje për miratimin e ligjit për media

Komisioni evropian ia ka theksuar ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski, se duhet kohë dhe pajtueshmëri gjithëpërfshirëse për t’u miratuar ligjet e reja për mediat dhe për shërbimet audio dhe audio vizuale, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas Qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, më datën 15 të këtij muaji në kryeqytetin evropian, ministri i Maqedonisë pati takim me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për zgjerim, Kristian Danielson, për çka deri më sot nuk ishte informuar opinioni. Sipas zëdhënësit të Euro komisionit, Petar Stano, në takimin e së premtes ndërmjet Ivanovskit dhe Danielsonit, ata të dy biseduan për projekt-ligjet që për momentin ndodhen në procedurë kuvendore.

“Drejtori i përgjithshëm Danielson e përsëriti atë që Komisioni evropian, por edhe të tjerët, deri më tani e kanë thënë nëpër procesin e përpunimit, e ajo është se garantimi i lirisë së të shprehurit dhe të drejtave të tjera fondamentale është kusht për vendin që të inkuadrohet në Bashkimin Evropian. Por, kur dhe si saktë vendi do ta rregullojë këtë sferë, është çështje për autoritetet nacionale dhe pjesëmarrësit”, thotë Stani në deklaratë për MIA-n. 

Sa i përket procesit për miratimin e ligjeve, sipas zëdhënësit të euro komisarit për zgjerim, Shtefan Fyle, drejtori i përgjithshëm Danielson theksoi se “Qeveria duhet të mundësojë domosdoshmërisht kohë, në mënyrë që të sigurohet se ligjet e propozuara janë në pajtim me standardet evropiane dhe me praktikat më të mira”.

“Por, edhe se sugjerimet nga palët e prekura në shtet do të diskutohen dhe do të merren parasysh  dhe me vullnet të mirë, me qëllim që të evitohen problemet në fazën e implementimit të ligjit për mediat dhe për shërbimet audio dhe audiovizuale”, shtoi Stano. 

Lajme të ngjashme

Back to top button