Tahiri: Ban Ki-moon injoron drejtësinë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Ministrja për Dialog dhe njëherësh Kryetare e Bordit për peticionin ka deklaruar se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon injoron drejtësinë për gratë e Kosovës të dhunuara nga forcat serbe gjatë periudhës luftës 1998-1999.

Tahiri ka bërë me dije se letra e dërguar te Ban Ki-moon në shtator të vitit 2015 në të cilin kërkohej takim me të me qëllim të diskutimit të çështjes së dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë dhe për dorëzimin e peticionit të qytetarëve të Kosovës për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për këtë çështje ka hasur në një mospërfillje të padrejtë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon.

“Tani shtatë muaj nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tij” theksoi Tahiri.

Ajo më tej shtoi se në vitin 2014 ishte takuar në New York me përfaqësuesen speciale të OKB për çështjen e dhunimit të grave gjatë konflikteve  Zainab Hawa Bangura me të cilën kishte biseduar këto çështje, ndërsa menjëherë pas përfundimit të nënshkrimit të peticionit nga qytetarët e Kosovës i kishte shkruar asaj një letër me kërkesë për takim me Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-moon për dorëzim të peticionit. Mirëpo,  Bangura në përgjigjen e saj të vonuar kishte propozuar që peticioni t’i dorëzohet UNMIK-ut.

Në vijim gjeni letrën e ministres dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon në gjuhën shqipe si dhe origjinalin në gjuhën angleze.

Letra e ministres, Edita Tahiri, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon

 Të nderuarit Z. Ban Ki-moon

Sekretar  i Përgjithshëm, Kombet e Bashkuara

Selia Qendrore e OKB, Neë York

NY 10017, USA

Prishtinë, 21 shtator 2015

 

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm Ban Ki-moon,

 Proceset rindërtuese pas periudhës së konfliktit në Kosovë kanë nxjerr në pah se rreth mbi 20000 gra janë përdhunuar dhe abuzuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999. Pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, tragjedia e dhunimit si krim lufte në Kosovë nuk është adresuar nga asnjë mekanizëm ndërkombëtar i drejtësisë.

Rezoluta 2106 (2013) e Këshillit të Sigurimit e OKB definon qartë se “dhuna seksuale mund të përbëjë krim kundër njerëzimit apo është një akt i gjenocidit” si dhe “përdhunimi dhe format e tjera të dhunës së rëndë seksuale gjatë konflikteve të armatosura janë krime lufte.” Rezoluta 2106 njeh faktin se një hetim dhe dokumentim efektiv i dhunës seksuale gjatë konflikteve të armatosura është i rëndësishëm për sjelljen e autorëve para drejtësisë dhe siguron qasje në drejtësi për të mbijetuarit. Ndërsa raportet vjetore të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi dhunën seksuale gjatë konflikteve, duke përfshirë edhe Raportin e vitit aktual S/2015/203 të datës 23 mars 2015, ofron një dokumentim të vlefshëm mbi këto fenomene në shumë konflikte në mbarë botën, në këto raporte nuk përfshihet rasti i Kosovës.

Ne, gratë në Kosovë kemi vendosur të flasim. Ne kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e Kosovës të përdhunuara gjatë konfliktit të viteve 1998-1999. Prandaj, me mirësi kërkojmë një takim me ju për të diskutuar këtë çështje, në përputhje me Rezolutën 2106 e KS të OKB (2013) dhe duke pasur parasysh se Kombet e Bashkuara mbështesin plotësisht parimin e sigurimit të shërbimeve për të mbijetuarit dhe dhënien fund të mosndëshkimit. Besojmë se një hap i parë në këtë përpjekje është një raport i  besueshëm i bazuar në dhe prova, për të cilin kërkohet angazhim i të dyja palëve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB dhe autoriteteve të Kosovës.

Dështimi për të kërkuar drejtësi për krimet e dhunës seksuale minon pajtimin, thellon vuajtjet, dhe ushqen riciklimin e konfliktit. Tani ka ardhur koha për drejtësi ndërkombëtare për gratë e Kosovës të dhunuara gjatë luftës 1998- 1999. E drejta ndërkombëtare humanitare, Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj gruas (CEDAË) dhe Rezolutat e OKB mbi këtë çështje, bëjnë thirrje të qartë se çështjet e dhunës seksuale në konflikte nuk duhet të mbesin edhe më tej të injoruara dhe të pandëshkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button