Cilin filtër duhet të përdorni në Instagram për të marrë më shumë like

S’ka rëndësi nëse je mbretëresha e rrjeteve sociale apo nëse i përdor ato për të nxjerrë foto të kafshëve shtëpiake, e rëndësishme është që je pjesë e tyre. Që prej vitit 2015, aplikacioni i Instagram-it ka më shumë se 500 milionë përdorues në muaj, që do të thotë se ka një shifër të përafërt të fotove ‘selfie’ që postohen. Por, përveç rasteve kur je një personazh i njohur apo një blogger/e me emër, shanset që të marrësh shumë like janë të vogla. Cili është sekreti për t’u bërë të famshëm në instagram? Nuk është për t’u habitur, por gjithçka varet nga filtri që përdor për të zbukuruar foton tënde.

Sipas një studimi nga kompania e dizajnit Canva, filtri më i përdorur në mbarë botën është Clarendon. Ndodhet direkt pas ‘normal’. Juno, Valencia dhe Gingham janë gjithashtu të njohura, por nuk do të thotë domosdoshmërisht që janë efektive kur vjen puna te popullariteti.

Si mund të marrësh më shumë like?

Mospërdorimi i filtrave është mënyra e duhur nëse je duke kërkuar për pëlqimin nga masa. Është mënyra më efektive për të rritur pëlqimet e fotove të tua. Në fund të fundit, pse duhet të vendosësh një filtër te diçka që është e bukur dhe në pamjen origjinale?

Herës tjetër që pozon para celularit tënd, shmang përdorimin e filtrave… dukesh shumë mirë edhe pa to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button