Remenski: Gjykata administrative e hodhi poshtë padinë në rastin me drejtorin e shkarkuar në Prilep

Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë solli vendim me të cilin padia dhe propozimi për masë të përkohshme të zëvendësminsitrit Dime Spasov kundër ministres së Punës dhe Politikës Sociale hidhet poshtë si jothelbësore në rastin me shkarkimin e drejtorit dhe emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor për IP Qendra ndërkomunale për punë sociale Prilep, informoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska Remenski.

Sqaroi se bëhet fjalë për padinë dhe vendimin për masën e përkohshme me të cilat Spasov në cilësinë e paditësit i ka ndërprerë vendimet për shkarkimin e drejtorit dhe emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor i IP Qendrës ndërkomunale për punë sociale Prilep, të sjellura nga ana e ministrit në janar të këtij viti, njofton MIA.

“Gjykata konstatoi se, zëvendësminsitri plotësues para se ta parashtronte padinë, ka mundur por nuk i është drejtuar KSHZ-së, i cili në pajtim  me ligjin, është organi i vetëm kompetent që vendosë se cilat çështje kadrovike, financiare dhe juridike kanë të bpëjknë me organizimin e zgjedhjeve. Ky është konfirmim se, zëvendësministri plotësues nuk e ka respektuar kompetencën einstitucioneve të përcaktuara edhe me Ligjhin për Qeveribnë e RM-së”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Tashevska-Remenski.

Sipas saj, ky vendim i gjykatës është argument kundër të gjithëve, siç tha, akuza, shpifje dhe ofendime për punë joligjore të minsitrit dhe argument kundër akuzave jothelbësore për morespektim të vendimeve të Gjykatës dhe kërcënimeve qesharake me padi penale.

ky vendim, shtoi ajo, njëkohësisht është dëshmi se, në institucionet e RM-së punojnë profesionistë të ndërgjegjshëm me integritet, të cilët vendosin kryesisht sipas ligjit, shtoi Tashevska Remenski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button