Nuk ka shtyrje të obligimit për kamera në automjetet e auto-shkollave
Kuvendi në suaza të punës së sotme sipas rendit të ditës të seancës së 92-të e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshime dhe propozime të Ligjit për siguri në komunikacion e rrugëve, me procedurë të shkurtuar, të shtruar nga deputetët e BDI-së dhe përfundoi se është i papranueshëm, njofton MIA.
Me propozimin, ashtu siç informon Talat Xhaferi nga BDI-ja, është kërkuar për një vit të shtyhet afati për vendosjen e kamerave përmes të cilave auto-shkollat do ta regjistrojnë trajnimin dhe provimin për patentë shofer.
Ashtu siç potencoi, pjesa më e madhe e auto-shkollave kanë kërkuar të shtyhet zbatimi i dispozitave të Ligjit lidhur me kushtet që duhet t’i plotësojnë auto-shkollat, në pjesën e video-kontrollit në qendrat për trajnim dhe në automjete.
Deputeti Tomisllav Tuntev nga LSDM tha se edhe opozita do ta përkrahë këtë vendim ligjor, sepse, ashtu siç tha, nuk është e logjikshme të regjistrohen bisedat gjatë trajnimit praktik për dhënien e provimit të patentë shoferit. Nuk është e mundshme, shtoi, të ruhen dhe arkivohen aq materiale të regjistruara nga pjesa teorike dhe praktike nga trajnimi për shoferë.