6 vjeçarja Dua Mahmudi talente e rrallë në fushën e baletit modern dhe klasik

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti sot realizoi takim me balerinën 6 vjeçare dhe shume të talentuar Dua Mahmudi. Dua Mahmudi tani më tre vite me radhë është pjesë e studios së baletit “Balerina”, nën udhëheqjen e profesoreshës dhe pedagogut të baletit klasik dhe atij modern znj.Maja Karevski.

Dua, është pjesëmarrëse në e shumë garave me karakter ndërkombëtarë, ku në të gjitha është kurorëzuar më çmime të para. Arritja e fundit e Duas është kurorëzimi me vendin e parë në balet modern dhe vendin e dytë në balet klasik në turneun “Wienna Dance Open” që u mbajt në Vienë prej datës 26 deri 28 shkurt 2016. Puna e Duas nuk përfundon këtu.  Ajo tani ka filluar përgaditjet për garën botërore në balet modern dhe klasik që do të mbahet në Romë të Italisë.

Kryetari i Çairit u njoftua nga afër për sukseset e Duas, e përgëzoi atë si dhe i ndau lëvdatë nga Komuna e Çairit në shenjë mirënjohjeje për talentin dhe arritjet e saj në fushën e baletit edhe pse me një moshë aq të njomë. Sigurisht, ai premtoi që do të përkrah dhe mbështet një talente të tillë si dhe shqyrtoi mundësinë e hapjes së një shkolle të baletit për fëmijë në Komunën e Çairit ku do tu jepet mundësia të vegjëlve tanë të shprehin ambiciet dhe pasionin e tyre për baletin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button