“Metamorfozis”, i promovoi katër ueb-aplikacionet me të dhëna të hapura

Fondacioni Metamorfozis, së bashku me katër organizata partnere, sot i promovouan katër ueb-aplikacioni të bazuara në të dhënat e hapura, si pjesë e projektit “Rrjeti i Organizatave Qytetare për të dhëna të hapura”.

Në konkurs u paraqitën dymbëdhjetë organizata qytetare me po aq ide për projekte, ndërsa katër prej tyre u zgjodhën për të fituar mbështetje financiare: TIK-u për ndryshime, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, instituti ZIP dhe IZHBR.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet, tha se të dhënat e hapura janë fushë e re e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, por duhet që të hetohen.

“Të dhënat e hapura, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet e njerëzve që çdo ditë i marrin. Këto aplikacione që sot u promovuan, nëpërmjet këtij projekti, do ta ndryshojnë jetën e njerëzve. Shumë jam i kënaqur nga rezultatet e arritura nga ekipet”, tha Garet.

Drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”. Bardhyl Jashari, tha se nëpërmjet të dhënave të hapura do të përforcohet besimi mes qytetarëve dhe institucioneve, ndërkaq ajo do të kontribuojë që ta përforcojë demokracinë.

“Ky projekt kontribuon drejtpërdrejtë në arritjen e misionit të “Metamorfozis”, ajo është mbështetja dhe kontributi për jetë kualitative të qytetarëve. Këto katër aplikacione e bëjmë mu atë. Kjo është mjaft e rëndësishme në kushte kur besimi ndaj institucioneve të shtetit është në nivel të ulët. Projekti kontribuon përmes hapjes së atyre institucioneve, që të përforcohet besimi i qytetarëve”, tha Jashari.

Përndryshe, TIK-u për ndryshime nga Tetova përgatiti ueb-aplikacion të quajtur OpenProcurement ose “Sistemi për hulumtim të furnizimeve publike në RM”. Ata i mbledhin të dhënat nga sistemi elektronik për furnizime publike, që janë në dispozicion publik, i organizojnë dhe i prezantojnë ato në mënyrë që do të jetë e dobishme për gazetarët në Maqedoni, mirëpo edhe për të gjithë të interesuarit që i ndjekin furnizimet publike.

Instituti për zhvillim të zhvillimit rural (IZhZhR) nga Shkupi, punon në idenë e projektit për Zhvillim real të mjediseve rurale dhe të bujqësisë. Ata mbledhin të dhëna nga Programi nacional për projektet IPARD në Maqedoni, i analizojnë dhe i prezantojnë ato në mënyrë që kuptohet lehtë nga publiku.

Instituti ZIP nga Shkupi krijon ueb-aplikacion të quajtur “Rate.me – Sistem për njoftim për shërbimet e objekteve hotelierike”, që ka për qëllim t’i mbledhë praktikat pozitive dhe negative të objekteve hotelierike në Maqedoni ku shërbehet ushqim dhe pije. Ata mbledhin të dhëna për lejet e lëshuara për objektet hotelierike, kategoritë të cilave u takojnë, si për shembull, klube nate, bare, disko-klube, etj., dhe njëkohësisht dëshirojnë t’i përfshijnë edhe të dhënat për dënimet e shqiptuara për objektet hotelierike dhe për incidentet që kanë ndodhur në këto vende duke i përfshirë edhe shkeljet e normave ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button