Bullgari, kushtet çnjerëzore në kampet e refugjatëve

Organizata Amnesty International (AI) i bëri thirrje Bullgarisë të marrë masa urgjente për të përmirësuar kushtet çnjerëzore në një kamp refugjatësh pranë kufirit turk.

Rreth një mijë azilkërkues, kryesisht nga Afganistani dhe Siria , janë në kampin Harmanli në juglindje të vendit, të ekspozuar ndaj rreziqeve të dimrit që vjen.

Kampi përbëhet tenda metalike dhe vetëm nga një ndërtesë që po shkatërrohet, ndërsa autoritetet bullgare vazhdojnë të dërgojnë refugjatë, përfshirë fëmijët e pashoqëruar dhe gratë shtatzëna.

“Disa prej tyre kanë qenë në kamp për rreth një muaj dhe askush nuk u thotë, pse çfarë do të bëhet me ta?”, thuhet në raportin e AI, ndërsa refugjatët kërcënojnë shtetin me grevë urie.

Sofja zyrtare pret që numri i njerëzve, të cilët ilegalisht kalojnë kufijtë e saj deri në fund të vitit të arrijë në 11 mijë. Por, Bullgaria duke qenë vendi më i varfër në BE, nuk ka kapacitete për refugjatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button