Është vrarë me helm minjsh

Babai i aktores së ndjerë Brittany Murphy, Angelo Bertolotti, thotë se vajza e tij, por edhe bashkëshorti i saj Simon Monjak, janë vrarë me qëllim.

Sipas tij, kjo është bërë për shkak se ata kanë mbështetur aksionin e organizatës “Siguria e Brendshme” që qytetarët të paraqesin keqpërdorimet dhe mashtrimet e autoriteteve në nivelin më të lartë.

Ai thotë se para vdekjes së saj, Brittany ishte nën vëzhgimin e autoriteteve, sepse publikisht e ka mbështetur miken e saj Julia Davis, e cila punonte si pjesëtare e sigurisë në kufirin me Meksikën dhe e cila kishte zbuluar se qeveria amerikane u lejon terroristëve të hyjnë në vend përmes këtij kalimi.

Ai thotë se vajza e tij është vrarë me helm minjsh dhe jo me helmim me ilaçe siç ishte thënë nga raporti i obduksionit. Një analizë e pavarur ka treguar se në trupin e saj kishte dhjetë metale të rënda, të cilat gjenden në helmin për minj.

Lajme të ngjashme

Back to top button