KSHZ, fillon kryqëzimi i të dhënave

KSHZ-ja filloi procesin e shumëpërfolur të kryqëzimit të të dhënave të qytetarëve nga institucionet e vendit, njofton Alsat M.

Një grup ekspertësh të udhëhequr nga amerikani Majkëll Burke disa ditë me radhë kanë bërë standardizimin e të dhënave të qytetarëve në një bazë të vetme kurse kryqëzimi, që është faza e dytë, pritet të zgjasë shtatë deri në dhjetë ditë. Në këtë proces krahasohen të dhënat nga Ministria e punëve të brendshme me ato të Fondit të sigurimit shëndetësor të RM-së, Agjencisë për punësim, Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor, Agjencisë për kadastër, Ministrisë së bujqësisë, Ministrisë së punës dhe politikës sociale, Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Regjistrit qendror të RM-së, Bankës popullore dhe Drejtorisë për të hyra publike.

Ekspertët do të duhet që t’ju paraqesin raportin e punës së tyre anëtarëve të KSHZ-së kurse këta të fundit do të vendosin se për cilat raste do të bëhet kontrolli në terren që pritet të jetë faza më e gjatë dhe më e ndërlikuar e pastrimit të listës së zgjedhësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button