Kështu u manipuluan zgjedhjet e delegatëve të PS-së në Tiranë
Gjatë votimit të delegatët për Njësinë Bashkiake nr. 8 në zonën e Medresesë, zbulohen detaje të tjera nga manipulimi i zgjedhjeve të delegatëve në Partinë Socialiste.
“Panorama” ka siguruar një foto ku anëtarëve të PS-së u shënohen numrat rendor të kandidatëve nëpër copa letrash duke i orientuar se kë të votojnë.
Fotoja është publikuar në faqen e FRESSH-it nga një person që mendohet se ka marrë pjesë në zgjedhje.
Në të janë të shënuara numrat rendor të delegatëve që duhen votuar të ndarë sipas gjinisë.