Ahmeti takohet me ambasadoren belge

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Belgjikës, Anik Van Kalster, e cila  mbulon Maqedoninë nga Sofja e Bulgarisë. 
Kryetari Ahmet i falënderoi Ambasadoren Belge për ndihmesën rreth  organizimit të vizitës në Bruksel dhe u shpreh mjaft i kënaqur nga   takimet me bashkëbiseduesit belg duke shpresuar në ndihmën e tyre për  zgjidhjen e çështjes së emrit.

Kryetari Ahmeti foli për takimet në Bruksel, Hagë dhe Paris dhe  nënvizoi nevojën që institucionet e Bashkimit Evropian, por edhe vendet  anëtare, të angazhohen në zgjidhjen e çështjes së emrit që pengojnë  integrimet EuroAtlantike të Maqedonisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah zgjidhjen e çështjes së emrit  dhe arritjen e kompromisit me fqinjin tonë jugor, por çështje të tilla  madhore kërkojnë konsensus etnik dhe pajtueshmëri të të dy komuniteteve  shumicë në Maqedoni.

Shqiptarët janë të përcaktuar për anëtarësim të vendit tonë në NATO dhe  BE dhe ky proces do të përmirësojë jo vetëm marrëdhëniet nder fqinjësore,  por edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe do të mundësojë krijimin e klimës  për investime të drejtpërdrejta dhe hapjen e vendeve të punës.

Lajme të ngjashme

Back to top button