Promovohet biografia e arkitektit të njohur shqiptar Karl Gega

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u promovua  “Biografia e Karl Gegës” nga historiani austriak Ëolfgang Straub. Libri është përkthyer nga Shoqata mbarëkombëtare e Gjeodetëve shqiptarë ‘Karl Gega’. 

Me këtë rast mirënjohje e posaçme për mbështetje iu dorëzua ambasadorit austriak në Maqedoni, E.T. Tomas  Mihail Baer.  Në këtë ngjarje morën ministri i ambientit, Abylaqim Ademi, Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës, Vullnet Ameti, rektor i universitetit shtetëror në Tetovë, Talat Xhaferi, ministër i Mbrojtjes dhe figura të tjera të shquara. 
Fjalën përshëndetëse e pari ambasadori  i Austrisë i cili foli për figurën e shquar të arkitektit  me prejardhje shqiptare Karl Gega i cili e ka ndërtuar  hekurudhën malore të parë në Evropë .

 “Komuna e Tetovës  është e interesuar për të përkrahur të gjithë ata që merren me shkencë dhe ne gjithmonë  do të jemi në gjendje për të përkrahur të gjithë ata  që marrin iniciativa të këtilla” tha kryetarja e Tetovës, Arifi.

Ndërsa përfaqësuesi i shoqatës të Gjeodetëve shqiptarë, Kujtim Xhila foli  për jetën dhe veprimtarinë e arkitektit  Gega.

“Karl Gega është nga Shqipëria e veriut dhe ai është projektues i një prej hekurudhës së parë malore në Evropë e cila është në mbrojte të UNESKO-s” tha Xhila.

Kjo ngjarje ishte një rast për  promovimin e dytë me radhë të revistës shkencore praktike të gjeodetëve shqiptarë, të publikuar nga kjo Shoqatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button