Davutoglu porosit terroristët: Jemi në të gjitha pjesët e Turqisë

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se organizata terroriste PKK, në vend të angazhimit të saj rreth paqes në vend, ajo zgjodhi bashkëpunimin me regjimin e Bashar al-Asadit për t’u bërë pjesë e konfliktit të përgjakshëm etnik dhe sektar, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoglu vizitoi qytetin lindor turk Bingol ku iu drejtua qytetarëve gjatë një ceremonie të hapjes së kompleksit sportiv, ku foli rreth çështjes së terrorizmit.

Duke aluduar në organizatën terroriste PKK, Davutoglu tha se ata që shpresojnë se do të përfitojnë nga terrorizmi dhe nuk lëshojnë armët nga duart, nuk do të kenë sukses.

“Ata thonë se kanë filluar me terror në Cizre, Sur dhe Silop, dhe dërgojnë kërcënime se në pranverë do të zgjerojnë terrorizmin dhe në qytetet tona veriore Bingol dhe Van. I porosis nga ky vend, se ne jemi edhe në pranverë edhe në verë edhe në dimër, në çdo pjesë të vendit tonë dhe askush nuk mund të na frikësojë”, tha Davutoglu.

Ai theksoi se organizata seperatiste terroriste PKK, në vend të anagzhimit rreth paqes në vend, zgjodhi bashkëpunimin me regjimin e presidentit sirian Bashar Al-Assad, duke u bërë pjesë e konflikt të përgjakshëm etnik dhe sektar.

“Objektivi i tyre ishte paqja në Turqi, por edhe në rajon. U bënë bashkëpunëtorë dhe vegla të atyre që u pengon paqja. Fajtorët e vetëm për ngecjen e procesit të zgjidhjes së çështjes kurde janë ata që po fshehin hijen e armëve. Ata të cilët në mars të 2013 dhanë fjalë se do të dorëzojnë armët në 2014 dhe 2015 tani në 2016 nga qytetet tona bënë depo armësh. Janë po këta që ndërprenë procesin e pajtimit dhe ata janë përgjegjës për këtë”, tha Davutoglu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button