Vuçiq: Serbët s’e votuan Thaçin për president

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq sot ka thënë se nuk është aspak i gëzuar dhe i kënaqur me zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, por ka thënë se kjo ka qenë zgjedhja e shumicës shqiptare.

Vuçiq ka thënë për gazetarët se deputetët serbë nuk e kanë votuar Thaçin dhe se për këtë nuk kanë pasur ndonjë marrëveshje me Beogradin zyrtar. Ai ka thënë se votimi i deputetëve serbë ka qenë në përputhje me interesat e tyre dhe në bazë të ndërgjegjës së tyre, transmeton Koha.net. Vuçiq ka shtuar se serbët nuk kanë votuar as kandidatin tjetër për president.

“Për këtë kanë mbështetjen tim”, ka thënë Vuçiq

Ndërsa në lidhje me një takim të përfolur mes Thaçit dhe Marko Gjuriqit, ai tha se nuk dëshiron ta komentojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button