Mancini “mur” kundër Juventusit

Interi zbulon letrat. Ndoshta prej disfatës së rëndë 3-0 të pësuar në Kupë ose prej formës jo të mirë. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga supersfida e së dielës në mbrëmje ndaj Juventusit, Roberto Mancini po mendon seriozisht ta rreshtojë ekipin në fushë me skemën 3-5-2.

Një kundërlëvizje për rivalët bardhezinj, të cilët e përdorin shpesh këtë mënyrë loje në Serinë A italiane. Skema, e cila është provuar në stërvitjet e zikaltërve, u kthye në modë prej reduktimit të dënimit për Kondogbia.

Rikthimi i francezit i lejon Mancinit që të përdorë Juan Jesus në mbrojtje, përkrah Miranda-s dhe Murillo-s dhe të hedhë njëkohësisht në mesfushë të paprekshmin Medel, Felipe Melo-n dhe Kondogbia-n. Një zgjedhje që do ti shërbente Interit në lojën një kundër një me lojtarët e Juventusit. Por, që skema të funksionojë, zikaltërit duhet të fitojnë më tepër duele në fushë.

Një sfidë brenda sfidës, edhe sepse në stolin e rezervave mund të përfundojnë elementë që kanë kualitet për të kaluar kundërshtarët, si Perisc, Ljajic e Biabiany. Përpara tyre preferohen lojtarë me tipare më mbrojtëse, si Telles e D’Ambrosio, me këtë të fundit që është në balotazh me Nagatomo-n.

Ndërkohë, në sulm pritet që Palacio të luajë përkrah Icardi-t. Për momentin rreshtimi me 3 mbrojtës dhe pesë mesfushorë mbetet vetëm një hipotezë. Kjo edhe sepse Mancini nuk e ka harruar faktin që në fillim të sezonit skema nuk funksionoi si duhet, në disfatën e parë në kampionat me Fiorentinën. Precedenti nuk shërben si një ogur i mirë në prag të sfidës me kampionët e Italisë dhe atë që mbetet ekipi më i mirë i Serisë A.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button