Putin: Armiqtë e huaj po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhje

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se “armiqtë e jashtëm” të Rusisë po përgatiten të ndërhyjnë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në vend në shtator.

Putin ka urdhëruar agjencinë e sigurisë FSB se përpjekje të tilla duhet të neutralizohen. Ai ka thënë gjithashtu se, aktivitetet e mbi 400 agjentëve të shërbimeve inteligjente të huaja janë parandaluar në Rusi gjatë vitit 2015.

Moska prej kohësh akuzon Perëndimin se përpiqet të influencojë në zgjedhje duke inkurajuar protesta masive, një akuza kjo e mohuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Duke iu drejtuar krerëve të FSB-së në Moskë, Putin deklaroi: “Për fat të keq, armiqtë tanë jashtë shtetit po bëhen gati” për zgjedhjet parlamentare të 18 shtatorit.

Ai tha se, teknikat e tyre janë mëse të njohura dhe u bëri thirrje zyrtarëve përgjegjës që “të shtypin çdo përpjekje për influencë të huaj”.

“Ky është një kërcënim direkt që i bëhet sovranitetit tonë. FSB duhet të punojë me këmbëngulje për të mbrojtur interesat e Rusisë”, udhëzoi Putin.

Rusia fajëson Perëndimin për ndërhyrje politike në vendet fqinje të saj, Ukrainë dhe Gjeorgji, ku protestat e rrugës, të njohura si “revolucionet me ngjyrë”, çuan në rrëzimin e disa liderëve politikë në vitet e fundit.

Nga ana e tyre, liderët perëndimorë akuzojnë autoritetet ruse se sulmon opozitën dhe mohon lirinë e fjalës, transmeton TCH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button