Apple merr mbështetje nga konkurrenca kundër FBI

Më herët gjatë ditës është thënë se Apple e ka paraqitur një mocion ndaj urdhërit të gjykatës për krijimin e një softueri që mundëson zhbllokimin e iPhone. Apple po synon që ta shmang këtë vendim, përmes këtij mocioni.

Apple do të argumentojnë kundër vendimit, pasi krijimi i softuerit në fakt mund të krijojë një derë të pasme për iPhone dhe tani kompanitë e mëdha të teknologjisë do ta mbështesin Apple në kërkesën e saj.

Sipas një raporti të fundit, Facebook, Microsoft dhe Google Alphabet do të paraqesin një mocion të përbashkët në gjykatë në mbështetje të Apple.

Kompanitë e teknologjisë do të paraqesin kërkesën e tyre në gjykatë si shenjë mbështetje ndaj Apple, e cila mund ta ndihmojë rivalin e tyre Apple në luftën e saj për të ndaluar vendimin e gjykatës kundër saj, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button