Pritet raporti final për projektin “Shkupi 2014”

Javën e kaluar ka mbaruar revizioni dy mujorë i zyrës shtetërore për revizion, për raportin financiar në Komunën Qendër gjatë vitit 2012. Revizioni është bërë me kërkesë të kryetarit aktual, Andrej Zhernovski. Gjatë revizionit, vëmendje të veçantë i është kushtuar projektit “Shkupi 2014”.

“Revizioni i projektit të shtrenjtë dhe kriminal, “Shkupi 2014”, mbaron dhe është e kuptueshme rritja e shqetësimit te partia qeverisëse, VMRO-DPMNE. Ata e dinë mirë se çfarë  urdhrash kanë dhënë dhe çfarë është bërë kryesisht nëpërmjet Komunës Qendër”, thotë Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Zhernovski, tha se ashtu siç premtova, ekspertët e angazhuar do të dalin me informacion të kompletuar dhe gjetjet për projektin “Shkupi 2014”. Jam i bindur, tha Zhernovski se angazhimi i Komisionit të ekspertëve, nuk ishte kotë, ashti siç dje, mundohej të gjente arsye VMRO-ja.

“Pa prejdikuar, do ta lë në dorë të Komisionit të ekspertëve, të cilët punuan pa kurrfarë presioni nga ana ime, të komunikojnë se çfarë të dhënash kanë për ligjshmërinë e projektit në fjalë”, tha Andrej Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button