Ja datat që duhet të respektohen deri më 5 qershor

Liderët e katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, para tre ditëve u morën vesh që t’i anulojnë zgjedhjet që ishin caktuar për 24 prill të këtij vitit dhe caktuan datë të re- 5 qershor, transmeton Portalb.

Ja cilat janë terminet që duhet të respektohen:

  • 7 prill (60 ditë para zgjedhjeve) –Sipas Kushtetutës Kuvendi duhet të shpërndahet;
  • 22 prill – Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet ta dorëzojë listën zgjedhore në shqyrtim publik;
  • 6 maj – Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet t’i publikojë përshkrimet e njësive zgjedhore;
  • 12 maј – Mbaron shqyrtimi publik i listës zgjedhore;
  • 13 maj – Duhet të publikohen listat e deputetëve në shtypin ditor;
  • 16 maj– Fillon fushata zgjedhore, e cila do të mbaron më 4 qershor;
  • 17 maj– KSHZ do t’ua dorëzon listën zgjedhore partive politike, ndërsa ata deri më 19 maj duhet ta dorëzojnë kërkesë për shënimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave;
  • 21 maj– KSHZ e nënshkruan listën zgjedhore, respektivisht çertifikatat e lindjes nga lista zgjedhore ku voton;
  • 2 qershor – KSHZ duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor në Komisionet komunale zgjedhore;
  • 4 qershor – Komisionet komunale zgjedhore janë të detyruara ta dorëzojnë materialin zgjedhor të kuvendeve zgjedhore nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë;
  • 4 qershor – Mbaron fushata zgjedhore;
  • 5 qershor – Dita e zgjedhjeve të parakohshme zgjedhore./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button