Delawie: Jam i frustruar nga dhuna në Kuvend

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Greg Delawie, në një prononcim për medie – gjatë të cilit nuk ka lejuar pyetje – ka thënë se është i dëshpëruar nga gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Delawie ka konfirmuar përkrahjen e SHBA-së në rrugën e Kosovës, ndërsa është shprehur thellë i pakënaqur me veprimet e opozitës, që sipas tij për një moment të shkurtër, megjithatë, tregoi se di të bëjë debat, njofton Klan Kosova.

“Jam i dëshpëruar nga hedhja e gazit lotsjellës dhe i frustruar nga dhuna në Kuvendin e Kosovës”.

“SHBA-ja beson në institucionet e Kosovës dhe aftësinë e Kosovarëve për të ndërtuar institucione stabile”.

“Ishte interesant fakti që sot opozita debatoi në Kuvend, duke treguar që di ta bëjë këtë gjë. Por më pas hodhi gaz lotsjellës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button