Ahmeti i shkruan euro-ambasadorit Aivo Orav

Lideri i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti i është drejtuar me një letër euro-ambasadorit Aivo Orav në të cilën thotë se angazhimi i Brukselit për ta tejkaluar situatën e vështirë në vend është mirëpritur nga të gjithë ne dhe lehtësimi juaj në drejtim të tejkalimit të dallimeve midis partive politike ishte vendimtar.

LETRA E PLOTË

I nderuari Ambasador Orav,

Ju lutem më lejoni që t’ju shpreh vlerësimin tim në emër të të gjithë anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal nëpërmjet të kësaj letre publike për rolin tuaj kyç, bashkë me kontributin e kolegëve tuaj nga Zyra e BE në Shkup, si dhe Komisionerit Han dhe tre EuroDeputetëve, drejt arritjes së marrëveshjes për të përmbyllur krizën më serioze politike në vend nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve të besueshme më 5 qershor të këtij viti.

Angazhimi i Brukselit për ta tejkaluar situatën e vështirë në vend është mirëpritur nga të gjithë ne dhe lehtësimi juaj në drejtim të tejkalimit të dallimeve midis partive politike ishte vendimtar.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet tërësisht i përkushtuar për të zbatuar rekomandimet e Pribesë, listën e Reformave Urgjente si dhe të gjitha obligimet që rrjedhin nga marrëveshja e Shkupit dhe dialogu i lartë paraqasës me Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, më lejoni t’ju njohtoj që ne do të angazhohemi për proces të drejtë dhe të lirë zgjedhor më 5 qershor ku qytetarët do të vlerësojnë ofertat e partive politike dhe do të votojnë pa asnjë presion, frikësim ose kushtëzim.

Zbatimi i reformave përforcon demokracinë vendore dhe mundëson miqtë tanë në Bruksel që avancojnë procesin integrues të Maqedonisë në Bashkimin Evropian që për të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim mbetet synim prioritar.

Edhe një herë, Ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin tuaj të sinqertë bashkë me kolegët e juaj nga Bashkimi Evropian që ishit pjesë e këtij procesi tërë kohën, në orë të vona, në ditë fundjave për gati një vit të tërë dhe ky përkushtim i juaji flet zëshëm për synimet e Bashkimit Evropian për një Maqedoni demokratike me standarde Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button