Mobilizimi i përgjithshëm i publikut për kryqin në Butel

Nga komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së dërgohen mesazhe në telefonat zyrtarë të të punësuarve në administratë, por edhe në kompanitë private që ofrojnë shërbime për qeverinë lokale apo qendrore, njofton CIVIL, transmeton Portalb.

Në mesazh qëndron se është e nevojshme që të gjithë, të cilët do ta marrin këtë mesazh, të sjellin “të paktën 30 persona”, dhe se nisja është në 10:15 prej sallës “Boris Trajkovski”. Në faqen e internetit të komunës së Butelit, deri në publikimin e këtij teksti, nuk kishte informacion në lidhje me vendosjen e themelit të mega-kryqit në Butel.

CIVIL veçmë paralajmwroi se është e mundur që pushteti të shfrytëzojë ndjenjat etnike dhe fetare për të devijuar vëmendjen e publikut nga situata e vështirë në të cilën gjendet vendi, përpara zbatimit të marrëveshjes politike të Przhinos dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kështu, vendosja e shqiponjës dykrenare në komunën e Çairit, për të cilën kemi shkruar, mori “përgjigjen” e vet nga kumuna e Butelit me vendosje të kryqit.

Ky informacion vjen nga një gazetar qytetar, i cili dëshironte të mbetet anonim. Prej fotografisë, origjinali i së të ciliës ruhet në CIVIL Media, janë hequr të dhënat për burimin, si dhe dërguesi i mesazhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button