Kosova heq nga tregu Snikers-in dhe Mars-in

Pas Gjermanisë dhe Shqipërisë edhe Kosova ka marrë vendim që të heq nga tregu çokollatat Snickers, Milky Way dhe Mars.

Zëdhënësi i Agjencisë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka thënë për ORAinfo se artikujt e dyshimtë të këtij brendi nuk gjenden në Kosovë, por për shkaqe sigurie kanë hequr përkohësisht nga tregu këto lloje të çokollatave deri në verifikimin e tyre.

“Është inspektuar përfaqësuesi importues i këtij produkti për Kosovë. I njëjti ka dërguar deklaratë me shkrim se artikujt të cilët janë të dyshimtë nuk janë në tregun e Kosovës dhe se artikujt e Snickers, Mars dhe Milky Way, qe janë importuar në Kosovë, janë të prodhuar në Holandë“, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, Gjermania ka heq nga tregu çokollatën Snikers dhe Mars me dyshimin se brenda tyre janë gjetur elemente të plastikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button