Ja katërmbëdhjetë pikat e ‘arta’ të Vanhoutte për politikanët (Foto)

Pas dymbëdhejtë pikave për gazetarinë, ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte, ka publikuar katërmbëdhjetë pika ‘të arta’ për politikanët, transmeton Telegrafi.

Në faqen e tij në rrjetin social ‘’Facebook’’ Vanhoutte propozon këto regulla:

  1. Mësoni për pak kohë këto rregulla të arta përmendësh
    2. Thoni të vërtetën – gjithmonë dhe kudo
    3. Kurrë mos harroni: qytetarët kanë të drejtën e informimit
    4. Gjithashtu edhe mediat
    5. Mos i merni ato para në shtëpi: ju takojnë qytetarëve
    6. Mos jepni premtime nëse nuk mund t’i mbani
    7. Mësohu të humbësh diskutimin dhe zgjedhjet
    8. Pranoje se OJQ-të dijnë njëqind herë më shumë se sa që do të dini ju ndonjëherë, prandaj mbështetuni te ata si burim parësor i dijes
    9. Shërbeju njerëzve, mos lejo të të shërbejnë ata ty
    10. Mba përgjegjësi për gabimet e tua
    11. Bëj një shëtitje me biçikletë çdo ditë dhe dëgjo njerëzit
    12. Kritiko argumentet, kurrë personin
    13. Ta kesh parasysh çështjen: të bësh dallimin e jetës së qytetarëve, jo tënden
    14. Dhe mos harro: ka jetë pas politikës

Këto pika, Vanhoutte i konsideron si mjet mbijetese për politikanët e sinqertë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button