Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministri pa portofol si i ngarkuar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, i është ndaluar përsëri hyrja në territorin e Kosovës.

Ai këtë e ka konfirmuar duke thënë se ndalimi është vetëm dëshmi se Prishtina është vërtet e frikësuar nga suksesi i Iniciativës Qytetare “serbe”, njofton Tanjug.

Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar informoi se institucionet e Prishtinës kanë vendosur përsëri ti’a ndalojnë vizitën Vulinit pasi që ai kishte paralajmëruar se do ta vizitonte komunën e Shtërpcës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button