Ahmeti angazhohet për pensionistë

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se brenda kompetencave që ka do të ndihmojë pensionistët dhe invalidët e punës.

Ai të premten ka takuar kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës. Ahmeti ka thënë se të gjitha ato që i ka premtuar për këtë shtresë njerëzish do t`i realizojë një nga një.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës, Riza Shala i ka përmendur të gjitha hallet që kanë pensionistët, duke kërkuar që Shpend Ahmeti si kryetar i Prishtinës të realizoj sadopak premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës.

Ai ka thënë se pensionistëve të Kosovës ka kohë që i është marrë buka e gojës dhe pensionet janë shndërruar në asistencë sociale.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se pas marrjes së mandatit që i bien diku në fund të këtij muaji, ata së bashku do të takohen sërish me sindikalistët në mënyrë që të kësaj kategorie t`i zgjidhen hallet dhe problemet që kanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button