Gruevski: Kjo është koha kur populli vendos në zgjedhje

Kjo është koha kur populli vendos për zgjedhje dhe më i rëndësishëm është vlerësimi i tij për atë se çfarë shteti dëshiron, ndërsa fuqia e VMRO-­DPMNE­-së është tek populli. Opozita gabon me kundërshtimin për zgjedhje duke u arsyetuar me arsyetime dhe bllofe të ndryshme deklaroi kryetari i VMRO­-DPMNE-­së, Nikolla Gruevski në hapjen e akademisë politike të partisë të organizuar në bashkëpunim me Fondacionin “Konrad Adenauer” në Maqedoni dhe Institutin “Pavell Shatev”. “Politika e vërtetë nënkupton sjelljen e vendimeve të matura me të cilat duhet të bëhet balnacë e përkryer duke i mbrojtur interesat shtetërore, ndërsa VMRO-­DPMNE gjithmon ia del ta arrijë këtë balancë, me ç’rast më të rëndësishëm për ne janë qytetarët dhe interesi i shtetit. Sjellja racioonale dhe e matur por edhe mbrojtja e interesave nacionale dhe shtetërore është kodi i sjelljes tonë. Më pas të rëndësishme janë edhe vlerat demokratike, ndërsa nuk ka demokraci më të madhe prej asaj kur vendos populli dhe dëgjohet zëri i tij. Ky është fundamenti i demokracisë, populli është ai i cili vendos, ndërsa për ne si VMRO më i rëndësishëm është opinioni i qytetarëve, vullneti i tij dhe qëndrimi i tij”, tha lideri i VMRO­DPMNE­së.

Prandaj, siç theksoi Gruevski, është i rëndësishëm sigurimi i zgjedhjeve. “Zgjedhjet janë zëri i popullit i cili pavarësisht asaj nëse i ka pëlqyer ose jo dikujt janë përgjigjja më e mirë dhe më e zëshme për të gjitha ngjarjet në shtetin tonë, ndërsa shoh vlerësojnë se me këtë që janë kundër zgjedhjeve duke gjetur arsyetime të ndryshme, ligjërata dhe duke zbatuar bllofe dhe arsyetime të tjera do ta anulojnë ballafaqimin me popullin. Unë dua t’i porosis ­ gaboni. Ju do ta merrni këtë mesazh dhe ky mesazh do të jetë më se i qartë. Ky shtet u takon qytetarëve. Prej kohësh ka kaluar koha kur qytetarët ishin në plan të dytë. Fuqia e VMRO­DPMNE­së është te populli, në mbështetjen e tij të cilën e marrim dhe ajo është fuqi të cilën Maqedonia e çon përpara”, tha lideri i VMRO­DPMN­së Gruevski.

Ai theksoi se disa e kanë destruksionin për veprimtari primare, ndërsa VMRO­DPMNE e ka programin e saj i cili është përllogaritur me afate precize dhe dinamikë të zbatimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button