Iniciatori për amnistimin e mashtruesve zgjedhor, bashkëpunëtor i avokatit të Jankullovskës (FOTO)

Avokati i cili më herët e ka ngritur iniciativën deri te Gjykata Kushtetuese për ndryshime në ligjin për amnisti, Risto Kitevski, që me këtë të fundit kryetari i shtetit të ketë të drejtë t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore, është bashkëpunëtor i avokatit Lubço Naumovski, nga Ohri, i cili në procesin “Titanik”, të ngritur nga Prokuroria Speciale, është pjesë e ekipit të avokatëve të ish ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe të kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temelko, të dy, të akuzuar për mashtrime zgjedhore, njofton NOVA, përcjellë Portalb.

“Burimet e NOVA-s, thonë që Risto Kitevski e ka dhënë provimin e jurispodencës në vitin 2014. Nëse gjykojmë prej profilit të tij në Facebook, licencën për avokat e ka marrë para tre muajve, gjegjësisht në dhjetor të vitit 2015. Në janar të këtij viti, sipas burimeve të besueshme të portalit, është bërë bashkëpunëtor në zyrën e avokatit të Naumoskit. Adresa e cila e ka dorëzuar deri te Gjykata Kushtetuese është e njëjtë me adresën e zyrës së Naumoskit në Ohër, “Dame Gruev numër 26”.

Nga redaksia e NOVA-s, kanë tentuar që të kontaktojnë me Naumoskin dhe Kitevskit, por Naumovski në mënyrë të vrazhdë ka bërtitur në telefon dhe e ka mbyllur, ndërkaq Kitevski fare nuk u është përgjigjur mesazheve dhe telefonatave të redaksisë në fjalë, transmeton Portalb.

Naumovski është edhe anëtarë i Odës së Avokatëve, kryetar i të cilës është, Nikolla Dodevski, në publik i njohur si përfaqësues juridik i Nikolla Gruevskit në disa raste. Dodovski, gjithashtu është pjesë e ekipit të avokatëve që i mbrojnë të akuzuarit e rastit “Titanik”. /Portalb

Untitled5

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Ushkovski ka kërkuar deklaratë me shkrim nga gjykatësit se nuk kanë trysni nga ai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button