Zgjidhet misteri i avionit në fund të liqenit në Google Earth

Misteri i një avioni në fund të liqenit në Google Maps më në fund është zgjidhur.

Fotoja e avionit ka ndarë internetin, që kur u shfaq për herë të parë në Google. Avioni me dy motorrë duket sikur është në fund të liqenit Harriet në SHBA.

Por zyrtarët nuk kanë regjistruar asnjë aksident ajror në këtë zonë dhe as nuk ia kanë idenë për çfarë bëhet fjalë. Megjithatë duket se ka një shpjegim të thjeshtë për këtë mister të ditëve moderne.

Për shkak se Google prodhon imazhe satelitore, ka shumë gjasa që fotoja e liqenit të jetë marrë në kohën kur mbi të po fluturonte një avion. Kjo i ka shkrirë të dy objektet dhe ka bërë të duket sikur avioni është në liqen.

Edhe Google e ka konfirmuar këtë mundësi.  “Pra është një shkrirje imazhesh”.

Liqeni Harriet është pranë një piste të aeroportit të Mineapolisit. Çdo vit aty ulen e ngrihen 400 mijë avionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button