“Mjaullitje” manipuluese

[Recension: VIDEO: Kunovska mjaullonte në komisionin për universitetin “Damjan Gruev” në Kuvend]

Artikullit, i cili është krejtësisht i njëanshëm, i mungon qëndrimi i deputetes Sofija Kunovska dhe versioni i saj për atë që ka ndodhur. Nuk ka deklaratë nga asnjë pjesëmarrës tjetër në mbledhjen e Komisionit për arsim, që do të mund ta pohonte ose mohonte se a ka ndodhur një gjë e tillë në mbledhje.

ВИДЕО Куновска мјаукаше на комисијата за универзитетот „Дамјан Груев“ во Собранието NetPress NetPressLinku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Kunovska mjaullonte në komisionin për universitetin “Damjan Gruev” në Kuvend

Data dhe koha e publikimit: 19.02.2016, 20:01

Data e recensionit: 22.02.2016

Recensues: Simona Atanasova

KU SHIHET SE KUNOVSKA “МЈАULLON”?

Теksti që i është nënshtruar kësaj analize, thotë se deputetja e LSDM-së “ka mjaulluar dhe se e ka nxjerrë gjuhën” gjatë mbledhjes së Komisionit kuvendor për arsim, i cili ka debatuar për ligjin për universitetin “Damjan Gruev”.

Me këtë rast, tekstit i është bashkangjitur edhe një video-inçizim që ka për qëllim ta dëshmojë këtë pohim, mirëpo, në fakt, nuk tregon asgjë përveç vërejtjeve me zë të lartë të kryetares së Komisionit, Ollga Najdenovska, se deputetja Kunovska “mjaullon”.

Mirëpo, në video-inçizim nuk mund të dëgjohet “mjaullima” e pretenduar e Kunovskës, e as që ka ndonjë kuadër ku mund të shihet se ajo “e nxjerr gjuhën”.

Në pjesën përfundimtare të këtij publikimi mediatik vërehen elemente komentuese, e madje edhe qortim i Kunovskës për diçka për të cilën nuk e dijmë se a e ka bërë me të vërtetë, me qëllim që te lexuesi të krijohet përshtypje negative për deputeten. Aq më tepër, komentohet kultura dhe edukimi shtëpiak i Kunovskës.

“Edhe pas disa apeleve nga ana e kryesueses deri te deputetja Kunovska që të përmbahet nga mjaullima, mënyra e këtillë specifike shtazarake parlamentare si duket ishte më e fuqishme se normativat për sjellje kulturore dhe edukim shtëpiak, kështu që puna e komisionit që diskuton një ligj shumë të rëndësishëm dhe serioz për universitet, u ndërpre për shkak të mjaullimës së Kunovskës.”

Pasiqë në artikull nuk ka asnjë vërtetim për “ngjarjen”, theksi vëndohet në vërejtjen e kryetares së Komisionit. Fjalët e sa paraqiten si absolutisht të vërteta dhe pastaj manipulohet me to, që lexuesi të formojë qëndrim negativ ndaj Kunovskës.

Produkti i mirëfilltë gazetaresk, gjithmonë duhet ta përfshijë edhe palën e dytë. Përmbajtja relevante gazetareske nuk guxon të bazohet vetëm në një pohim, pa bërë përpjekje për ta kuptuar se çka ka ndodhur me të vërtetë. Që një artikull të jetë objektiv dhe neutral, duhet ta hulumtojë situatën reale, e jo verbërisht t’i besojë njërës palë, aq më tepër nëse ka dyshime se e gjithë storja mund të jetë e inspiruar nga ndonjë qendër politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button