Zhduket në Nepal aeroplani me 23 pasagjerë

Një aeroplan i vogël, më 23 udhëtarë në bord, ndër ta dy të huaj, është zhdukur sot në perëndim të Nepalit, njoftuan agjencitë.

Ekspertët druajnë se fluturakja është rrëzuar si pasojë e kushteve të këqija klimaterike, shikueshmërisë së ulët në terrenet malore.

Kushtet klimaterike vazhdojnë të jenë të këqija.

Aeroplani kishte fluturuar nga Pohara, 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Nepalit, Katmandu, në drejtim të qytetit Jomsom. Raportohet se banorët e fshatit Rupshu kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, por nuk kanë mundur të identifikojnë me saktësi vendin ku kishte ndodhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button