Profesorët e dëbuar nga Juridiku i UEJL-së i përgjigjen rektorit Dika me pyetje publike

Profesorët e dëbuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, e pyesin publikisht Zamir Dikën:

“Pse për profesorët e Fakultetit Juridik të Prishtinës vlen ligji për moshën pas 67 vjeç, ndërsa për miqtë e rektorit zamir dika nuk vlen?!

Meqenëse rektori prof. Zamir Dika nuk u përgjigj në letrën tonë të 17.02.2016, dhe i fshehur pas Universitetit, e dha përgjigjen publike se, sot të gjithë jemi dëshmitarë se, për fat të keq, ligji i RM-së nuk lejon angazhimin e kuadrit në studimet deridiplomike dhe pasdiplomike pas moshës 67 vjeç, me këtë rast, rektorit z. Dika i përgjigjemi me pyetje publike, si vijon:

Pse në Fakultetin e shkencave dhe teknologjive bashkëkohore të UEJL-së në studimet pasdiplomike-master (semestri i dytë) është i angazhuar me kohë jo të plotë profesori dhe miku i rektorit Zamir Dika, prof. Betim Çiço nga Tirana i lindur më 02.09.1948. A nuk është prof. Betim Çiço kuadër i moshës pas 67 vjeç?! A vlen ligji i RM-së për prof. Betim Çiço?!

(Dëshmia nën 1-CV-ja Akademike zyrtare e prof. Betim Çiço e publikuar në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës ku qartë shihet se prof. Betim Çiço është i lindur më 02.09.1948 (pra, me moshë pas 67 vjeç) si dhe Dëshmia nën 2-Rosteri (orari) zyrtar i mësimdhënësit Betim Çiço në semestrin aktual veror 2015/2016 ku qartë shihet angazhimi i tanishëm i tij në UEJL në studimet pasdiplomike-master-kodi i lëndës (semestri i dytë) me tri orë në lëndën: Telekomunikacioni pa tela dhe ai celular).

Pse z. Dennis Farrington i lindur më 13.08.1947 vazhdon të jetë bartës i funksionit të Presidentit të Bordit të UEJL-së? A nuk është prof. Dennis Farrington kuadër i moshës pas 67 vjeç?! A vlen ligji i RM-së për z. Dennis Farrington?!

(Dëshmia nën 3-Ekstrakti nga Recensioni për zgjedhjen e Dennis Farrington në thirrjen mësimore, ku prof. Asllan Bilalli është kryetar i komisionit recensues dhe, ku qartë shihet se prof. Dennis Farrington është i lindur më 13.08.1947 (pra, me moshë pas 67 vjeç)).

Pse pas dëbimit të prof. Ragip Halili, prof. Vesel Latifi dhe prof. Rexhep Gashi nga Fakulteti juridik i UEJL-së, janë zëvendësuar me angazhimin me kohë jo të plotë të pensionistit Branko Sekuloski, ish-kryetar i Gjykatës së Gostivarit. Është e paqartë se si mund Branko Sekuloski t`u mbajë mësim në gjuhën shqipe në studimet pasdiplomike-master studentëve shqiptarë në lëndët: Policia dhe të drejtat e njeriut dhe Krimi i organizuar, pa mos ditur asnjë fjalë në gjuhën shqipe?!

(Dëshmia nën 4-Rosteri (orari) zyrtar i mësimdhënësit Branko Sekuloski në semestrin aktual veror 2015/2016 ku qartë shihet angazhimi i tanishëm i tij në UEJL me gjithsej gjashtë orë në lëndët: Tregtia me njerëz, Policia dhe të drejtat e njeriut dhe Krimi i organizuar).

Atëherë, i nderuari rektor z. Dika, cila është prapavija e dëbimit tonë nga Fakulteti juridik i UEJL-së?!

Prej kësaj, i nderuari rektor z. Dika kërkojmë nga ju që të reflektoni në vendimet dhe masat e juaja të ngutshme dhe t`i lëni anash ndikimet nga jashtë dhe në rend të parë të keni parasysh vetëm interesin e studentëve.”, shkruhet në kumtesën e profesorëve të dëbuar.

Profesoret e debuar

 LEXO: Profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, letër të hapur rektorit të UEJL-së

LEXO: UEJL i përgjigjet letrës së profesorëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Lexoj zaptuesit, dhe habitem: po pse a vetem rreth jush sillen lendet e juridikut? O ju, o s’ka tjeter?? Une besoj se ne universitetet tona nevojiten kuadro te rinj, te cilet nuk jane te anagazhuar ne 2-3 universitete, apo poste ministrore, e, si rrjedhoje, nuk kane kohe t’u perkushtohen studenteve.

    S’eshte se s’i njohim apo qe s’kane pasur kurre rast per te kontribuar ne universitet, borde, ministri, keshilla, etj., keshtu qe kjo puna e parimit nuk qendron, ani se e mbuluar me pak patetizem te tipit “na perzune e na debuan”.

    Ne fund (fare), keta te “letres” le te provojne te shijojne pensionimin; eshte gjeja me normale ne bote dhe, duhet thene, shume me normale se sa te pretendojne se mbrojne ndonje ceshtje a parim ne gazetat e dites. 🙂

  2. O Zoteri anonimi paske qellime te ereta dhe shume naive , nuk behet fjale ketu per profesoret penzionist por behet fjale per profesor eminent te cilat jane larguar per nji far sekullovski i cili i njejti eshte pensionist dhe ligjeron ne gjuhen shqipe , une vet kam qene student aty dhe i njof kvalitetet e profesorve , a ty zoteri anonimi ta boj ni pyetje publike cili univerzitet maqedon i nxjer nga puna maqedont dhe mer shqiptar te penzionuatr. Ne te pranoje rektori shqiptar kuadra te reja sa te doje por jo maqedon penzioner

    1. Shkaku pse jane duke shkrujt keta far profesor eshte ky:
      Klani famekeq i perbere nga Ismail Zejneli, Asllan Bilalli dhe Jeton Shasivari ka humb kontrollin qe e ka pas ne Fakultetin juridik. Ismail Zejneli nuk esht ma as prorektor as dekan, Jeton Shasivari nuk esht prodekan, ndersa Asllan Bilalli as profesor. Derisa kan udheheq me fakultetin kan be shum pune te keqija.
      Ata profesoret e Prishtines qe ankohen jane vazhdimsi e klanit famekeq. Ismail Zejneli, udheheqes i klanit famekeq, qe ka punu referent ne UT, dhe krejt titujt me shpejtesi i ka mar ne Prishtine me ndihmen e kusherinit te tij Abdulla Aliu dhe shokeve te tij Ragip Halili, Vesel Latifi dhe Asllan Bilalli. Si shperblim per ket Ismail Zejneli i ka mbajt ne Fakultetin juridik dhe u ka dhan rroga te majme edhepse ata nuk i kajn mbajt oret ne regull cdo jav.

      1. O voci mos shit mjegull. Mos i fyj profesoret ma tmire qe i ka fakulteti juridik dhe mos e mbro Zamir Diken prej krimit qe ia qiten ne shesh profat e prishtines. shume i imt asht zamir dika per me u mat me burra

  3. Ne kuloaret e UEJL flitet se Zamir Dika e paska angazhu ket far gjiqtarin penzioner Branko Sekullovski sepse Brankoja ia paska shpetu vllavin Zamirit prej burgit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button