Disa lagje të Shkupit nesër pa rrymë

Prej orës 7:30 deri në orën 17:00 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat Graçan, Kuçkovë, Velepolë dhe Çashkë në komunën e Gjorçe Petrovit dhe fshatin Kondovë, komuna e Sarajit.

Në periudhën prej orës 8 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga bulevardi “Klimenti i Ohrit” nr.60, kafe “Mamas” dhe agjencia turistike në komunën Qendër.

Prej orës 8:30 deri në orën 12:30 pa rrymë do të jenë një pejsë e shfrytëzuesve nga rruga “Finska” përballë tregut Maxhari në komunën Gazi Babë, ndërsa prej orës 8:30 deri në orën 13:30 objekti i restorantit “Festina”, si dhe disa nga shfrytëzuesit e bulevardeve “Metodija Mitevski”, “Brigada maqedono-kosovare” dhe “Bosnja e Hercegovina” në komunën Çair.

Pa rrymë prej orës 9 deri në orën 10 do të jenë edhe shfrytëzuesit nga rrugët “Bozhidar Axhija” nr.18/1 dhe 18/2 në komunën Kisella Vodë, ndërsa prej orës 9 deri në orën 11 shfrytëzuesit nga rrugët “Budapestit” dhe “Lhubica Georgieva” në komunën Karposh.

Prej orës 9 deri në orën 13, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Nerez i Epërm, ndërsa prej orës 9 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit nga rajoni Gazi Babë, përballë Xhamisë së Jahja Pashës. Prej orës 9:30 deri në orën 14, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët “jeta e re” dhe “Vinicës” në komunën Shuto Orizarë, ndërsa prej orës 9:30 deri në orën 15 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët “Lluka Gerov” – nënrrugët nr.2, 4 dhe 6 në komunën Gjorçe Petrov.

Në periudhën kohore prej orës 11 deri në orën 13, pa rrymë do të jenë një pjesë e banorëve nga rrugët “1520” dhe një pjesë e lagjes Pintia në komunën Kisella Vodë.

Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet bëhen për shkak të investimeve në sistemin elektronik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button