Vetë gazetari pyet, vetë gazetari përgjigjet

[Recension: Hapa të dyshimtë të Katica Janevës: Tërheq lëndë që nuk kanë asnjë lidhje me bisedat e përgjuara]

I njohur është stereotipi për gaztarët si “të gjithëdijshëm që nuk dijnë asgjë”. Ky tekst, për fat të keq, përputhet me këtë stereotip.

Të njohura dhe të rekomandueshme janë leksionet bazike për gazetarët, ku thuhet se tekstet, tezat dhe pohimet e tyre, gazetarët duhet t’i mbështesin me burime. Këto burime, në mes tjerash, mund të jenë empirike, të ekspertëve ose të autorizuara (“Bëhu gazetar”, B. Geroski, Matica makedonska, 2005).

Tema për të cilën flet ky tekst është iniciativa e PSP-së për t’i marrë lëndët: “Përgatitja, mbajtja, ndërmjetësmi dhe tregtia e palejuar me armë dhe materiale shpërthyese” dhe “Tregimi i materialeve pronografike fëmijës”, me të cilat ngarkohen babai dhe biri Verushevski. Rregull elementar është që kur bëhet fjalë për materie të këtillë, shumë profesionale dhe delikate, gazetarët plotësisht mbështeten në burime.

02172016-Republika-Zaev-KatLinku deri te artikulli origjinal: Hapa të dyshimtë të Katica Janevës: Tërheq lëndë që nuk kanë asnjë lidhje me bisedat e përgjuara

Data dhe koha e publikimit: 16.02.2016, 14:12

Data e recensionit: 19.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

E TANI? “ÇKA BËJMË?”

Nuk themi se me kalimin e kohës dhe me përvojën edhe gazetarët nuk mund të bëhen ekspertë të këtyre çështjeve, mirëpo në këtë rast, për shkak se kemi tekst të panënshkruar, kemi bazë serioze që të dyshojmë në profesionalizmin e autorit. Aq më tepër për shkak se në këtë tekst shumë më tepër dominon ngjyra politike, se sa ekspertiza profesionale.

Poashtu, nuk duhet të jesh kush e di se çfarë juristi që të dallosh se këto lëndë duheshte të jenë zëvendësim për mungesën e dëshmive, me të cilat duheshte të akuzohet Verushevski për rastin “Puçi”. Prandaj, duhet të jesh gazetar i ndjeshëm dhe profesional që i dallon këto indikacione.

Mirëpo, edhe në atë rast, këtë vlerësim duhet ta japë ndonjë ekspert me autoritet. Ky do të ishte veprim profesional dhe i përgjegjshëm.

Përveç kësaj, në rastet e këtilla nuk mund gazetari të parashtrojë pyetje dhe vetë të përgjigjet. Aq më tepër, duhet t’i jepet kohë PSP-së të sqarojnë se pse i marrin këto lëndë.

Në fakt, edhe sipas Ligjit për prokruorinë publike për ndjekjen e veprave penale që janë të lidhura me dhe që dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve, në nenin 5, i cili i përcakton autorizimet dhe kompetencat e kësaj prokurorie, në nenin 4 thuhet:

“Prokurori publik që udhëheq me Prokurorinë publike ka kompetencë dhe autorizim të plotë që në mënyrë të pavarur t’i kryejë të gjitha funksionet hetuese dhe të ndjekjes të Prokurorisë publike, të cilat përfshijnë edhe shqyrtim të të gjitha dëshmive dokumentuese që janë në dispozicion nga cili do qoftë burim.”

Dhe tani? “Çka bëjmë?”

Тermi “tërheq”, poashtu, është tendencioz për shkak se marrja nuk do të thotë se të paditurit në këto lëndë janë të liruar nga faji dhe pse PSP-ja të mos hetojë se a ka lidhje ndërmjet këtyre lëndëve dhe rasteve potenciale që dalin nga bisedat e përgjuara?

Prandaj, ky tekst është edhe një nga ato që shkelin disa nene të Kodit të gazetarëve:

  • Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale (Neni 1);
  • Gazetari do ta cekë burimin e informatave (Neni 4) dhe
  • Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike. (Neni 14).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button