Gruevski: Paraburgim kanë marr më pak se 1 % nga ato që ishin në procedurë gjyqësore

“Un nuk jam ai i cili duhet të vlerësojë nëse ka pasur apo jo keqpërdorim të paraburgimit, un jam pjesë e qeverisë, shoh vetëm analizat, sa njerëz kanë qenë në paraburgim këtë vit. Statistikat tregojnë se më pak se 1 % nga personat të cilët ishin në procedurë gjyqësore kanë marr paraburgim”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Kryeministri potencoi se Republika e Maqedonisë viteve të fundit bën përparim në pjesën e gjyqësorit duke respektuar të drejtat e garantuara me ligj.

“Ne si Qeveri maksimalisht bëjmë përpjekje që ti përmirësojmë kushtet nëpërmjet ligjeve apo ndryshimeve të reja, me të cilat do të përmirësohet efikasiteti në gjykata”, deklaroi Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button