Femrat e dashuruara nuk çajnë kokën për kilogramët

Femrat që janë të lumtura në lidhjet e tyre dashurore kanë më shumë vetëbesim, tregojnë hulumtimet më të reja.

Ç’është e vërteta, pjesëtarët e gjinisë së bukur, të cilat kanë pranë vetes njeriun të cilin e admirojnë dhe të cilat janë të kënaqura me dukjen e tyre për kilogramët e tepërt.

Ndërkaq, damat të cilat nuk kanë lumturi të mjaftueshme në dashuri ndihen keq me vetveten, të ngopura me kalori, me peshë te madhe trupore dhe me pamjen e tërësishme dhe vazhdimisht janë nën trysninë që diçka duhet të ndryshojnë te vetja.

Në këtë studim kanë marrë pjesë më shumë se 250 femra midis moshës 20 dhe 45 vjeç, të cilat i janë përgjigjur pyetjeve për lidhjen e tyre dashurore, mirëpo edhe për kënaqësinë me pamjen vetjake. Ka dalë në pah që dashuria tek ato ndikon pozitivisht, madje, edhe kur pesha trupore nuk është ideale, falë njeriut i cili i dashuron. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button