“Maqedonia ka ngelur në provimin e demokracisë”

Maqedonia ka ngelur në provimin e demokracisë. Faktorët politik kanë krijuar një situatë të paqartë, hapësirat për taktizime janë të mëdha. Kështu e vlerësojnë njohësit e çështjeve politike gjendjen aktuale politike në vend, pas vlerësimit të faktorit ndërkombëtarë mbi zgjedhjet eventuale, raporton Portalb.

Sipas tyre, tendenca për të krijuar opinion kundër ndërkombëtarëve është e rrezikshme.

Politologu Bashkim Bakiu mendon se vlerësimi i ndërkombëtareve ka qenë shumë direkt, bazuar në bazë të argumenteve, që edhe disa ekspert të vendit edhe më parë kanë konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Ky vlerësim i ndërkombëtareve për dallim nga herët e fundit ishte më direkt dhe më konciz. Megjithatë, situata për momentin është e paqartë, vendimtare do jenë këta dy ditë në vijim deri me 24 shkurt kur dhe përbërja parlamentare(shumica) ka shpall shpërbërjen e parlamentit. Sidoqoftë aktorët politik ( partitë politike) do të tregojnë synimin e tyre të vërtet, jam skeptik dhe ende mund të ketë taktizime të ndryshme zvarritje të Marrëveshjes se Përzhinos dhe rekomandimet e Pribes me rëndësi është se në cilën anë do të rreshtohet faktori shqiptarë. Shqiptarët duhet të tregojnë mençuri në këtë periudhë; edhe opozita edhe pozita, por edhe shoqëria civile (mediat, organizatat joqeveritare) sepse ka gjasa gradualisht të krijohet opinion kundër faktorit ndërkombëtarë, tendencë që edhe më herët ka provuar VMRO-DPMNE, por tani situata është më e elektrizuar”, theksoi për Portalb Bakiu.

Sipas tij, përkushtimi ndaj reformave nënkupton edhe marrjen e përgjegjësisë për qeverisjen e deritanishme, si dhe qasje serioze ndaj defekteve ekzistuese.

“Në përgjithësi jam pesimist, dhe mendojë se taktizimet do te vazhdojnë nga dëshira për të mbetur në pushtet dhe për tu mbrojtur nga krimet e bëra, nga qeverisja e deritanishme”, përfundoi Bakiu.

Ndërkaq, profesori universitar Denko Maleski thotë se vlerësimi i këtillë i ndërkombëtarëve ka qenë i pritur duke pas parasysh moszbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Por brengosëse, sipas tij, është ngelja e Maqedonisë në proceset demokratike.

“Rruga deri te dialogu mes të mençurve dhe të informuarve me mendje të hapur në Maqedoni është i gjatë. Ne ngelëm në provimin e demokracisë. Për këtë shkak duhet ta përsërisim gjithë procesin, hap pas hapi. Si fillim ta gjejmë Komisionin anketues parlamentar për përgjimet dhe të fillojë dëgjimi publik”, u shpreh për Portalb Maleski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button