VMRO-DPMNE: Nuk është e saktë se nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike
VMRO-DPMNE-ja vlerëson se nuk është e saktë se nuk ekzistojnë kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
“Është e saktë vetëm se nuk ekziston gatishmëria e LSDM-së të del në zgjedhje, pasi është e vetëdijshme se do t’i humb pasi nuk e ka mbështetjen e popullit. Është e saktë edhe se për shkak të asaj frike, LSDM-ja dëshiron prolongimin e krizës dhe LSDM-ja është e gatshme për gjithçka për ta bërë atë”, theksohet në kumtesën e sotme të VMRODPMNE-së.
“Përfaqësuesit e SHBA-së dhe të BE-së nuk prezantuan asnjë argument serioz dhe kredibil në favor të tezës për mospërgatitjen e Republikës së Maqedonisë për zgjedhje, me çka është qartë se bëhet fjalë për vlerësim të bazuar në vendim politik, e jo fakte”, thonë nga partia.
Gjatë ditëve paraprake, siç theksohet në kumtesë, në komunikimin intensiv me ta, në të gjitha nivelet, si politike, ashtu edhe teknike, u bindëm se nuk kanë argumente valide për shtyrjen e zgjedhjeve.
“Për këtë arsye dje u bëmë thirrje Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), partive dhe përfaqësuesve të prekur ndërkombëtarë në debat publik. Për këtë arsye kryetari i KSHZ-së dje fshihej dhe e shmangte takimit gjatë gjithë ditës”, shkruan në tekst.
Gjëra të tilla, theksojnë nga VMRO-DPMNEja, mund ta shtyjnë vendin në probleme të reja dhe në vend të daljes nga kriza, ta çojnë në thellimin e saj, në kundërshtim me atë çka presin qytetarët edhe nga politikanët në vend, edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
LEXO: KE e konfirmoi vlerësimin, pertitë të përkushtohen për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme
LEXO: Kocijançiq: Vanhojte është ndërmjetësues, qëndrimet e BE-së i prezanton Orav
LEXO: SHBA dhe BE: Nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill (VIDEO)