Kocijançiq: Vanhojte është ndërmjetësues, qëndrimet e BE-së i prezanton Orav

“Qëndrimet e lehtësuesit belg, Piter Vanhojte, nuk janë qëndrime të Bashkimi Evropian, ka deklaruar për “Meta”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur në pyetjen se Bashkimi Evropian a do ta ndërrojë ndërmjetësuesin pasi që, VMRO-DPMNE, nuk do që të bashkëpunojë më me të, transmeton Portalb.

“Roli i Vanhojtes është ndërmjetësues i cili ofron ekspertizë teknike. Përfaqësues i BE-së në vend është ambasadori Aivo Orav, i cili është i autorizuar që të flet në emër të BE-së”, tha Kocijançiq.

Zëdhënësja rikujtoi se ambasadori Orav, është bashkënënshkrues i letrës që dje është dërguar deri te kryeministri dhe se në të sipas saj, qartë janë prezantuar qëndrimet e BE-së dhe SHBA-së.

Përndryshe, ambasadori SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli, gjatë prononcimit para mediave, dje ka thënë se pas konsultimeve me KSHZ-në, ekspert të fushave, mund të konstatohet se tani nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve me 24 prill.

“Nuk janë përmbushur kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike më 24 prill”, tha ambasadori amerikan në daljen për mediat para Qeverisë së Maqedonisë.

”Pasi KSHZ ende nuk është përditësuar me informacionet për listat e votuesve dhe sipas mendimit të ekspertëve të përfshirë në procesin e sigurimet e kushteve për zgjedhje të parakohshme, vlerësojmë se në këtë fazë nuk janë përmbushur kushtet e duhura për zgjedhje më 24 prill”, shtoi, Bejli. /Portalb

LEXO: SHBA dhe BE: Nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill (VIDEO)

LEXO: KE e konfirmoi vlerësimin, pertitë të përkushtohen për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button