Britani, fushatë e fuqishme kundër kryeministrit

Kur të gjithë menduan se marrëveshja e arritur mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian qetësoi të dyja palët, në Londër pyetja të qëndrojmë apo të dalim nga Bashkimi Evropian është kthyer më e fuqishme se kurrë. Dhe kjo jo vetëm jashtë kabinetit qeveritar, por edhe brenda tij, njofton Alsat M.

6 ministra të kryeministrit Kamerun kanë nisur një fushatë të ashpër, duke kërkuar mbështetje për daljen e Britanisë nga Unioni teksa referendumi do të mbahet më 23 qershor. Kamerun thotë se marrëveshja forcon sovranitetin britanik dhe Mbretëria e Bashkuar do të jetë “më të sigurt dhe më të fortë” nëse qëndron brenda unionit. Por kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Xhonson thotë se ai do të bëjë fushatë kundër, me argumentin se ky është shansi i vetëm për një ndryshim të madh e të vërtetë në vend. Ndërhyrja e tij shihet si goditje e madhe ndaj fushatës së Kameron. Xhonson ka deklaruar se qëndrimi brenda Bashkimit Evropian do të çojë në “një erozion të demokracisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button