Manastir, rrihet deri në vdekje sepse e lavdëroi Katica Janevën

Zënka bizare, pas disa gotave raki, ka qenë fatale për 80 vjeçarin nga fshati i Mariovës – Makovë në Manastir, i cili është rrahur deri në vdekje nga një 53 vjeçar, ish i burgosur, pasi që i ndjeri e ka lavdëruar punën e prokurores speciale, Katica Janeva, dhe u është gëzuar ndjekjeve penale të ish ministrave të VMRO-DPMNE-së, Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovska, njofton Portalb.

Kjo ka qenë arsyeja që i dyshuari e ka sulmuar plakun, jo-zyrtarisht mësojnë burimet nga policia.

Përndryshe, rasti ka ndodhur dje, ku tanimë i ndjeri, fillimisht është dërguar në mjek megjithatë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button