Donacion nga Bursa për komunën e Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Rakip Doçi, promovuan sot automjetin e ri për pastrimin e rrugëve, që është dhuruar nga Kryebashkia e Bursës, në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kamioni është multifunksional sepse mund të bëjë larjen e rrugëve, grumbullimin e gjetheve, ndërsa në stinën e dimrit mund të pastrojë edhe borën”, deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Mexhiti njoftoi se kamioni është një donacion i Kryebashkisë në Bursa, në Turqi për çka falënderoi kryetarin e saj Rexhep Alltepe (Recep Altepe) duke sqaruar se donacioni është në përputhje me bashkëpunimin që kanë dy institucionet.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Rakip Doçi, tha se kamioni do të jetë një ndihmesë e madhe për Çairin në drejtim të pastrimit të ambientit sepse është parashikuar të përdoret vetëm për rrugët të cilat qarkullohet në këtë komunë.

Siç njoftoi Mexhiti, vlera e kamionit është rreth 10 milionë denarë (160.000 euro).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button