Tensione në Bregun Perëndimor, arrestohen disa persona

Ushtarët izraelitë, duke ndërhyrë në demonstratat në Bregun Perëndimor kanë arrestuar 6 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Komunitetit të të Rinjve Kundër Vendbanimit Hebrenj, Isa Amr, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së në lidhje me këtë çështje tha se kanë protestuar me kërkesën që përsëri të hapet rruga Eş-Şuheda e cila gjendet në qarkun Eski Shehir (Qyteti i Vjetër) të qytetit El-Halil.

Rruga në fjalë është mbyllur në vitin 2000 nga ana e ushtrisë izraelite. Gjithashtu kërkohet që të largohen kolonët hebrenj nga kjo rrugë dhe të kthehen shtëpitë e konfiskuara nga kolonët hebrenj.

Duke njoftuar se ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe lëndë të tjera, Amr shtoi se 6 persona janë arrestuar nga ana e ushtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button