Davutolgu vendos karafila në rrugicën ku ndodhi sulmi terrorist
Kryeministri Davutoglu, pas ceremonisë së zhvilluar në Spitalin Ushtarak GATA për përcjelljen e xhenazeve që humbën jetën në sulmin terrorist, sëbashku me ministrat shkoi në vendngjarje.
Në rrugicën ku ndodhi shpërthimi vendosi 28 karafila për nder të 28 dëshmorëve që humbën jetën dhe u lut për dëshmorët dhe të plagosurit.
Edhe Ministri i Brendshëm Efkan Ala dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Ismet Yılmaz që shoqëronin kryeministrin, vendosën karafila në vendngjarje.
Davutoglu, pasi mori informacione nga autoritetet përkatëse, u largua nga vendngjarja.
Në rrugicën që mbahet e mbyllur për trafikun, vendngjarja mbahet e mbuluar dhe forcat e sigurisë janë duke vazhduar punimet në këtë zonë.
Nga ana tjetër, mësohet se numri i personave të arrestuar në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist të Ankarasë ka arritur në 17.
Sipas informacioneve të marra nga Prokuroria e Ankarasë, këta persona janë arrestuar në operacionet e zhvilluara në 7 qytetet të ndryshme të Turqisë.
Procedurat ndaj të dyshuarve vazhdojnë ende në drejtorinë e policisë, ndërsa mësohet se ka prova se ata kanë lidhje me organizatën terroriste PKK.
Ndërkaq bëhet e ditur se vazhdojnë kërkimet edhe për një tjetër të dyshuar.