Jo vetëm qumësht, ja sekreti i kockave të forta

Jo vetëm qumështi, sekreti për të pasur kocka të forta, sidomos në një farë moshe, mund të qëndrojë te konsumi i çajit.

Sipas një studimi australian të Flinders University, i publikuar në revistën shkencore, “American Journal of Clinical Nutrition”, pirja e tre filxhanëve çaj në ditë redukton rrezikun e frakturave me 30% krahasuar me ata persona që nuk e konsumojnë ose e konsumojnë pak.

Studimi u zhvillua në një kamipn prej 1200 femrash, të prekura nga osteoporoza dhe dobësimi i kockave, rreth moshës 80- vjeçare, të cilave ju kërkua që të tregonin se sa shpesh pinin çaj.

Gjatë periudhës së vëzhgimit prej dhjetë vitesh, 288 femra pësuan fraktura. Por u vu re se ato që pinin së paku tre filxhanë çaj në ditë, veçanërisht çaj të zi dhe jeshil kishin 30% më pak mundësi për t’u prekur nga frakturat e kockave me kalimin e viteve.

Sipas ekspertëve, sekreti i çajit mund të qëndrojë te flavonoidet që forcojnë kockat dhe përshpejtojnë krijimin e qelizave të reja kockore si dhe ngadalësojnë dëmtimin e atyre ekzistuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button