U zbulua shkaku pse femrat preken nga depresioni pas lindjes

Zbulimi vjen nga Instituti gjerman ‘Max Planck’ në Lipcia dhe mund të shërbejë për parandalimin e një patologjie qe kohet e fundit është përhapur se tepërmi.

Përgjithësisht, të gjitha gratë pas lindjes pësojnë ndryshime që lidhen edhe me gjendjen e tyre të humorit. Kjo fazë në jetën e një gruaje quhet ndryshe edhe “Baby Blues” dhe lidhet kryesisht me uljen e nivelit të hormoneve estrogjene ne organizëm. Por ka edhe shumë raste të tjera, kur këto fenomene nuk lidhen vetëm me fazën e sipërcituar, por paraqesin simptoma të qarta të depresionit. Sipas këtij studimi, përgjegjëse për këtë patolologji është një enzimë, e cila quhet Monoammina ossidasi A, e cila në trurin e nenave që paraqesin simptoma depresioni arrin nivele të larta. Është përcaktuar që pasoje e kësaj enzime është ndarja e dy neurotransmetues që përcaktojnë gjendjen e mirë të organizmit, përkatësisht serotonina dhe dopamina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button