NOVA: Sonte ose nesër del Raporti i BE-së dhe SHBA-së për zgjedhjet

Sonte në mbrëmje ose nesër do të publikohet vlerësimi për zgjedhjet nga BE dhe SHBA njofton portali Nova duke u thirrur në burime evropiane, transmeton Portalb.

Ky raport do të jenë në formën e letrës që iu adresua më parë kryeministrit Emil Dimitriev  dhe do t’i referohet vlerësimit që po e përgatitin ODIHR/OSBE dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Sipas burimit të Nova-s është e mundshme në letër të gjendet vend për rekomandim deri te partitë politike, por vendimin për datën e zgjedhjeve do ta sjellin vet liderët politik.

“BE dhe SHBA janë lehtësues dhe nuk është punë e jona të tregojmë se kur duhet të ketë zgjedhje. Është vendim i partive politike, ne vetëm do të tregojmë cfarë mendojmë”, precizon burimi.

Ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-­së në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli, në fund të janarit në takim me kryeministrin e angazhuar për zbatim të zgjedhjeve Emil Dimitriev ia kanë bërë me dije se jo më vonë se më 20 shkurt, në konsultim me ekspertët ndërkombëtarë dhe lokalë, bashkërisht do të shqyrtojnë se nëse janë përmbushur kushtet për mbajtje të zgjedhjeve kredibile më 24 prill./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button