Cipirase quan “akt armiqësor” vendimin e Çekisë për mbështetje në kufirin Greqi–Maqedoni

Kryeministri grek Alekis Cipras vendimin e Çekisë për të dërguar personel ushtarak dhe policor në kufirin Greqi- Maqedoni e cilësoi si “Akt Armiqësor”, raporton gazeta “Katimerini, duke u thirrur në burimet e saja, transmeton TV21.

Gazeta ka thënë se kjo deklaratë është dhënë dje në takimin në Bruksel mes Ciprasit dhe kryeministrit çek, Bohusllav Sobotka. Kryeministri grekë, Cipras ka kërkuar edhe që Sobotka t’u japë kohë për tu parë rezultatet e masave të reja, përfshirë këtu edhe praninë e NATO-s në detin Egje.

Ndërkohë kryeministri shqiptarë, Edi Rama konsideron që, për t’u përballur me sfidat, është patjetër të ketë bashkëpunim dhe koordinim mes vendeve të  Mesdheut. Rama para Asamblesë së vendeve të Mesdheut që po mbahet në Tiranë, e theksoi nevojën për koordinim, bashkëpunim dhe ndërrimin e përvojave në luftimin e shkaqeve që çojnë në rritjen e numrit të emigrantëve të cilët po vijnë në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button