Vanhojte: Demokracia do mendje të shëndoshë
Pas dështimit të bisedimeve të mbrëmshme, lehtësuesi belg, Vanhojte në profilin e tij zyrtar në Twitter ka publikuar një fotografi me një mace të vrenjtur, me porosinë:
Remember #Democracy pic.twitter.com/O8mNGtu6Sr
— Peter Vanhoutte (@peter_vanhoutte) February 19, 2016
“Demokracia kërkon kompromis – kërkon njerëz racional – kërkon mendje të shëndoshë – kërkon politikanë kompetentë – kërkon që të jetë në shërbim të popullit”, shkruan Vanhojte, njofton Portalb.
Ndërmjetësi belg Piter Vanhojte mbrëmë konfirmoi se partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me rregullimin e mediumeve, gjegjësisht për njërën ndër pikat kryesore të marëveshjes.
Përndryshe, BE-ja dhe SHBA-ja sot duhet ta publikojnë vlerësimin e komunitetit ndërkombëtar se nëse janë përmbushur kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos.
LEXO: Dështojnë bisedimet për mediat, partitë nuk arrijnë marrëveshje
LEXO: Macat e Hojtes lajmëruan dështimin e bisedimeve për mediat